Biseda me Radoçiqin – Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të Kusari-Lilës kundër Vehbi Kajtazit
Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Mimoza Kusari-Lilës kundër “Paparacit” dhe gazetarit Vehbi Kajtazi për publikimin e bisedës telefonike të ish-kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së me Millan Radoiçiqin. Në aktvendimin thuhet se portali në fjalë nuk ka konsumuar vepër penale. “Nga provat personale dhe ato materiale të bashkangjitura në shkresat e lëndës

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Mimoza Kusari-Lilës kundër “Paparacit” dhe gazetarit Vehbi Kajtazi për publikimin e bisedës telefonike të ish-kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së me Millan Radoiçiqin.
Në aktvendimin thuhet se portali në fjalë nuk ka konsumuar vepër penale.
“Nga provat personale dhe ato materiale të bashkangjitura në shkresat e lëndës dhe pas analizimit të tyre, e në veçanti pas analizimit të bisedës së zhvilluar mes palëve, e të publikuar në portalin ‘ me pronar Vehbi Kajtazi, nuk është vërtetuar me asnjë veprim se të lartcekurit kanë konsumuar elementet e veprës ‘Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’”, është thënë në aktvendim.
Ky është kallëzimi i dytë penal që prokuroria e shtetit ia rrezon ish-shefes së Grupit Parlamentar të VV-së.
Para një jave, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ish-shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ndaj ish-nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq.