Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu jep dorëheqjen vetëm 26 ditë pas emërimit

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi kabineti i tij u bë publik. Lajmi u konfirmua nga Pallati Élysée, pasi Lecornu zhvilloi një takim njëorësh me Presidentin Emmanuel Macron mëngjesin e së hënës. Dorëheqja e tij e papritur vjen vetëm 26 ditë pas emërimit në krye të qeverisë, pas rrëzimit të [...]Read More...

Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu jep dorëheqjen vetëm 26 ditë pas emërimit

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi kabineti i tij u bë publik.

Lajmi u konfirmua nga Pallati Élysée, pasi Lecornu zhvilloi një takim njëorësh me Presidentin Emmanuel Macron mëngjesin e së hënës.

Dorëheqja e tij e papritur vjen vetëm 26 ditë pas emërimit në krye të qeverisë, pas rrëzimit të kabinetit të mëparshëm të udhëhequr nga François Bayrou.

Kabineti i ri i propozuar nga Lecornu u përball me kritika të ashpra nga disa parti në Asamblenë Kombëtare, të cilat e kundërshtuan përbërjen thuajse të pandryshuar nga ajo e qeverisë së mëparshme, duke paralajmëruar se do ta rrëzonin përmes votimit.