Bisedimet kanë nisur, Robert Lewandowski transferohet te gjiganti italian
Lajm bombastik, Robert Lewandowski transferohet në Serie A. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Barcelonës, pasiqë në verë do të largohet nga Camp Nou si futbollist i lirë. Lewandowski është i lidhur me një transferim në Arabi, por sipas raportimeve të fundit polaku mund të transferohet […]

Lajm bombastik, Robert Lewandowski transferohet në Serie A.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Barcelonës, pasiqë në verë do të largohet nga Camp Nou si futbollist i lirë.
Lewandowski është i lidhur me një transferim në Arabi, por sipas raportimeve të fundit polaku mund të transferohet në Serie A.
Sipas mediave italiane, Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Lewandowskit, Pini Zahavi për ta pyetur rreth mundësisë së transferimit të polakut te Milani.
Edhe pse 37-vjeç, te Milani besojnë se Lewandowski mund të luajë ende në nivele të larta, ashtu siç po bën Modric.