Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen nga Stambolli në Moskë

Bisedimet SHBA-Rusi që kanë në fokus zgjidhjet e konfliktit dhe marrëdhëniet e tyre dypalëshe nuk do të mbahen në Stamboll, por do të zhvendosen në Moskë. Kështu njoftoi ambasadori i ri i Moskës në Uashington, Alexander Dartsiev “Rivendosja e marrëdhënieve ruso-amerikane është ende shumë larg”, tha ambasadori Alexander Dartsiev, duke shtuar se afrimi me Moskën po ngadalësohet. [...]Read More...

Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen nga Stambolli në Moskë

Bisedimet SHBA-Rusi që kanë në fokus zgjidhjet e konfliktit dhe marrëdhëniet e tyre dypalëshe nuk do të mbahen në Stamboll, por do të zhvendosen në Moskë. Kështu njoftoi ambasadori i ri i Moskës në Uashington, Alexander Dartsiev

“Rivendosja e marrëdhënieve ruso-amerikane është ende shumë larg”, tha ambasadori Alexander Dartsiev, duke shtuar se afrimi me Moskën po ngadalësohet.

“Mund të konfirmoj se negociatat e ardhshme të delegacionit do të zhvillohen në një të ardhme shumë të afërt në Moskë”, thuhet ndër të tjera ai.

Sipas mediave ndërkombëtare, këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky ka deklaruar se nëse Ukraina nuk pranon kushtet e Moskës për t’i dhënë fund luftës, atëherë Kievi do të humbasë më shumë territor.

/abcnews.al/