Bislimovski: Lufta Izrael-Iran mund të rrisë çmimin e naftës në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, ka deklaruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit pritet të ndikojë në çmimin e naftës edhe në Maqedoninë e Veriut. “Eskalimi i konfliktit tashmë po reflektohet në bursat botërore dhe efektet do të ndjehen edhe në Maqedoni”, tha Bislimovski. Ai bëri të ditur se këtë […] The post Bislimovski: Lufta Izrael-Iran mund të rrisë çmimin e naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.

Bislimovski: Lufta Izrael-Iran mund të rrisë çmimin e naftës në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, ka deklaruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit pritet të ndikojë në çmimin e naftës edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Eskalimi i konfliktit tashmë po reflektohet në bursat botërore dhe efektet do të ndjehen edhe në Maqedoni”, tha Bislimovski.

Ai bëri të ditur se këtë mëngjes çmimi i naftës është rritur me 6 deri në 7 dollarë për fuçi, duke arritur në rreth 78 dollarë. Sipas tij, kjo është rritja e parë e tillë pas disa muajve me çmime të qëndrueshme.

“Absolutisht do të ketë ndikime. Do të shohim se si do të reflektohet në ditët në vijim. Për javën e ardhshme nuk pres ndryshime drastike në vendimin për çmimet, por nëse trendi i rritjes vazhdon, qytetarët në Maqedoni do ta ndiejnë këtë në çmimet që paguajnë,” theksoi Bislimovski.

The post Bislimovski: Lufta Izrael-Iran mund të rrisë çmimin e naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on