I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjobitur një drejtues i një kamioni në Prizren, pasi që i kishin rënë bllokat ndërtimor në rrugë, gjë e cila kishte penguar dhe rrezikuar qarkullimin e automjeteve.
Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është vërtetuar gjendja faktike, ku ngasësi i mjetit transportues ka vazhduar lëvizjen pa u ndalur, por shton policia, në bashkëpunim me patrullën policore të Stacionit Policor të Dragashit, është arritur të ndalohet mjeti transportues – një kamion me tabela vendore, pronë e një kompanie nga Prizreni.
Postimi:
Policia në Prizren ndërhyn pas rënies së bllokave ndërtimore në rrugë, gjobitet drejtuesi i kamionit
Prizren, 19 gusht 2026
Më datë 19.08.2026, rreth orës 11:00, patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor (NJRTRR) Prizren ka pranuar informacionin se në rrugën Zhur–Dragash (te Laku i Keq) nga një mjet transportues kishin rënë në rrugë disa blloka ndërtimorë, duke penguar dhe rrezikuar qarkullimin e automjeteve.
Patrulla policore ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është vërtetuar gjendja faktike. Ngasësi i mjetit transportues ka vazhduar lëvizjen pa u ndalur. Në bashkëpunim me patrullën policore të Stacionit Policor të Dragashit, është arritur të ndalohet mjeti transportues – një kamion me tabela vendore, pronë e një kompanie nga Prizreni.
Me këtë rast, patrulla policore i ka shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje drejtuesit të mjetit dhe personit juridik (kompanisë), në bazë të Ligjit të Trafikut 08/L-186.
Nga kompania e autorizuar është bërë menjëherë largimi i bllokave të rëna në rrugë, duke normalizuar qarkullimin e automjeteve.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri në komunikacion, të parandalojë rreziqet dhe të garantojë një qarkullim të lirë e të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



