Rama për VV-në: Bllokues në pozitë, bllokues në opozitë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka thënë se pothuajse çdo iniciativë e ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit është përballur me pengesa institucionale nga Vetëvendosje.
“Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit, kemi pas bllokada nga Vetëvendosje! Ja edhe një tentim prej tyre!”, ka shkruar Rama.
Ai ka bërë të ditur se Gjykata, edhe në këtë rast, i ka dhënë të drejtë Kryeqytetit, duke e cilësuar vendimin si një tjetër betejë institucionale të fituar.
“Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit! Edhe një betejë institucionale e fituar!”, ka deklaruar ai.
Në fund të reagimit, Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj Vetëvendosjes, duke e akuzuar këtë subjekt për linçim, fabrikim dhe përpjekje për denigrimin e njerëzve.
“Vetëvendosje, po e përsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi. Keni ardhur në pushtet tu linçu, fabriku e tu tentu me denigroni njerëz. Njëjtë keni me përfundu!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
The post Rama për VV-në: Bllokues në pozitë, bllokues në opozitë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



