BMW X6 ia preu rrugën Golf 7, dy të dyshuar për tentativë për vrasje në Strugë
Prokuroria Publike Themelore në Strugë ka sjell urdhër për realizimin e procedurës hetuese kundër dy personave, prej të cilëve njëri është i dyshuar për veprën penale – vrasje dhe dhunë, ndërkaq i dyti për veprën tentim vrasje, njofton TV21. “Më 2 gusht, për shkak të raporteve të prishura paraprakisht, i dyshuari i parë është përpjekur […] The post BMW X6 ia preu rrugën Golf 7, dy të dyshuar për tentativë për vrasje në Strugë appeared first on InfoShqip.com.

Prokuroria Publike Themelore në Strugë ka sjell urdhër për realizimin e procedurës hetuese kundër dy personave, prej të cilëve njëri është i dyshuar për veprën penale – vrasje dhe dhunë, ndërkaq i dyti për veprën tentim vrasje, njofton TV21.
“Më 2 gusht, për shkak të raporteve të prishura paraprakisht, i dyshuari i parë është përpjekur ta privojë nga liria një person. I dyshuari i dytë së pari me automjetin e tij BMW X6 ia ka prerë rrugën Folskvagen Golf 7 me të cilin është transportuar i dëmtuari dhe një person. Dy të dyshuarit kanë dalë dhe janë drejtuar drejt të dëmtuarve dhe i kanë sulmuar fizikisht, së pari duke goditur me boksa. Në një moment i dyshuari i parë ka nxjerr thikën dhe i ka shkaktuar më shumë pagë ndaj të dëmtuarit në bark, në krah dhe në qafë, me çka i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Gjatë kësaj kohe i dyshuari i dytë e ka nxitur që ta kryejë veprën. Dëshmitari-i dëmtuar është përpjekur që ta largojë dhe ta ndalojë, kurse i dyshuari i parë dhe ndaj tij ka ushtruar dhunë, duke e ther me thikë në dorë dhe duke i shkaktuar ndjenjën e rrezikut dhe frikës”, qëndron në njoftimin e Prokurorisë.
Nga këto shkaqe, prokurori publik ka kërkuar nga Gjykata që t’u shqiptohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve.
The post BMW X6 ia preu rrugën Golf 7, dy të dyshuar për tentativë për vrasje në Strugë appeared first on