Bolsonaro dënohet me 27 vite burg/ Brazil, ish presidenti akuzohet për grusht shteti, dhunë dhe komplot vrasjeje
Ish-presidenti i Brazilit, (zhair) Jair Bolsonaro, u dënua me 27 vite e tre muaj burg pasi u shpall fajtor për organizimin e një komploti ushtarak me qëllim që të mbante pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 ndaj rivalit të tij Luiz Inácio (injacjo) Lula da Silva. Vendimi u dha nga një trupë prej [...]Read More...

Ish-presidenti i Brazilit, (zhair) Jair Bolsonaro, u dënua me 27 vite e tre muaj burg pasi u shpall fajtor për organizimin e një komploti ushtarak me qëllim që të mbante pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 ndaj rivalit të tij Luiz Inácio (injacjo) Lula da Silva. Vendimi u dha nga një trupë prej pesë gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë të Brazilit, ku katër votuan se Bolsonari ishte I fajshem dhe vetem njeri prej gjyqtareve votoi se ai ishte I pafajshem. Përveç dënimit me burg, ish presidenti I Brazilit Zhair Bolsonaro I është ndalur që të kandidojë për poste publike deri në vitin 2033.
Avokatët e tij e cilësuan vendimin absurd dhe të tepruar ndërsa paralajmëruan se do ta apelonin atë. Ekipi Ligjor I Bolsonaros pritet që të kërkojë që ish presidenti të qëndrojë në arresti shtëpie duke argumentuar se ai nuk duhet të dërgohet në qeli.
Bolsonaro, i cili aktualisht është në arrest shtëpie për shkak të rrezikut të arratisjes, nuk mori pjesë në seancen gjyqesore ku u dha vendimi. Ai ka akuzuar prej kohësh se procesi gjyqësor është një “gjueti shtrigash” për ta penguar që të rikthehej në garën presidenciale të vitit 2026.
Vendimi per denimin e ish presidentit Brazilian solli nje sere reagimesh nderkombetare. Presidenti Amerikan Donald Trump tha se Bolsonari po perballej me te njejtat tentativa qe u bene per arrestimin e tij ndersa tha se ishte I befasuar nga vendimit. Nderkohe Sekretari Amerikan I Shteti Marco Rubio deklaroi se gjykata braziliane kishte “vendosur padrejtësisht” burgosjen e Bolsonaros dhe kërcënoi me pasoja diplomatike.
Ministria e Jashtme e Brazilit reagoi menjëherë, duke e quajtur deklaratën e Rubio-s një “sulm ndaj një autoriteteve brazilian dhe ndaj demokracisë”, duke shtuar se “kërcënime të tilla nuk do të trembin Brazilin”.
Sipas prokurorisë, Bolsonaro jo vetëm që vuri në dyshim me akuza të pabazuara integritetin e sistemit zgjedhor, por edhe kishte diskutuar me gjeneralë për një grusht shteti dhe ishte në dijeni të një plani për të vrarë presidentin Lula, zëvendësin e tij dhe një gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Përveç Bolsonaros, u dënuan edhe shtatë bashkëpunëtorë të tij, përfshirë ish-ministra të mbrojtjes, një ish-shef të shërbimit sekret dhe një ish-ministër sigurie.
Gjyqtari Alexandre de Moraes paralajmëroi se Brazili kishte qenë “shumë pranë rikthimit në diktaturën 20-vjeçare”, ndërsa gjyqtarja Cármen Lúcia e krahasoi përpjekjen për grusht shteti me një “virus” që, nëse nuk ndalet, “mund të shkatërrojë demokracinë”. Bolsonaro, 70 vjeç, përballet tani me mundësinë që të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave. / abcnews.al /