‘BOMBA’ NGA MILANI! Samuele Ricci drejt largimit? Cardinale vendos kushtin: huazim me opsion? JO!

Samuele Ricci mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Milani para mbylljes së merkatos, por transferimi i tij drejt një tjetër klubi do të bëhet vetëm nëse plotësohen disa kushte të qarta.
Mesfushori italian ishte blerja e parë e Milanit në merkaton e verës 2025, por nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e krijuara rreth tij. Ricci pati vështirësi për të ruajtur vazhdimësinë në paraqitje dhe situata nuk duket se ka ndryshuar shumë as gjatë fazës përgatitore.
Pavarësisht kësaj, ai ende nuk është përjashtuar nga planet e Milanit. Megjithatë, klubi kuqezi është i gatshëm ta shesë nëse mbërrin oferta e duhur, përcjell ORAinfo.
Como kërkon Riccin
Interes konkret për lojtarin ka shfaqur Como, i cili po punon për transferimin e tij. Sipas raportimeve të Corriere della Sera, drejtuesit e Milanit kanë vendosur kushtet e tyre për një marrëveshje.
Pronari Gerry Cardinale nuk pranon që Ricci të largohet në formën e një huazimi me opsion blerjeje. Milani kërkon transferim të përhershëm ose huazim me detyrim blerjeje.
Como mbetet i interesuar për mesfushorin, por fillimisht duhet të realizojë disa shitje për të krijuar hapësirën financiare dhe më pas të paraqesë një ofertë të përmirësuar.
Cardinale i irrituar me Comon
Raportohet se Cardinale është gjithashtu i pakënaqur me Comon pas transferimit të talentit të Milanit, Mattia Liberali, i cili iu bashkua klubit të drejtuar nga Cesc Fabregas.
Për momentin, Ricci pritet të jetë i grumbulluar nga Milani për ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Torinos. Megjithatë, e ardhmja e tij në “San Siro” mbetet në pikëpyetje.
Nëse Como plotëson kërkesat e Milanit, Ricci mund të jetë një nga largimet e fundit të klubit kuqezi gjatë kësaj merkatoje. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



