Bordi i AKK-së i dërgon kërkesë ministrit Murati, kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar kërkesën Ministrit në detyrë të Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026. Në komunikatën e AKK-së thuhet sipas dispozitave ligjore aktuale, Komunat janë të obliguara që deri më 30 shtator 2025 të miratojnë

Bordi i AKK-së i dërgon kërkesë ministrit Murati, kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar kërkesën Ministrit në detyrë të Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026.

Në komunikatën e AKK-së thuhet sipas dispozitave ligjore aktuale, Komunat janë të obliguara që deri më 30 shtator 2025 të miratojnë buxhetet e tyre për vitin fiskal 2026 në Kuvendet Komunale dhe më pas t’i dorëzojnë ato në Ministrinë e Financave, Transfereve dhe Punës.

Komunikata e plotë:

BORDI I ASOCIACIONIT KËRKON SHTYRJEN E AFATIT PËR MIRATIMIN E BUXHETEVE KOMUNALE PËR VITIN 2026

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar kërkesën Ministrit në detyrë të Financave, Transfereve dhe Punës z.Hekuran Murati për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026.

Sipas dispozitave ligjore aktuale, Komunat janë të obliguara që deri më 30 shtator 2025 të miratojnë buxhetet e tyre për vitin fiskal 2026 në Kuvendet Komunale dhe më pas t’i dorëzojnë ato në Ministrinë e Financave, Transfereve dhe Punës.

Megjithatë, duke marrë parasysh që prej datës 13 shtator 2025 fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, gjendemi para një situate të veçantë:

1. Shumica absolute e anëtarëve të Kuvendeve Komunale janë të angazhuar drejtpërdrejt në fushatë zgjedhore, gjë që e bën të vështirë funksionimin normal të këtyre organeve në procesin e miratimit të buxheteve.

2. Është më funksionale dhe e arsyeshme që buxhetet komunale të miratohen pas konstituimit të Kuvendeve të reja Komunale, nga institucionet e dala nga zgjedhjet lokale.

3. Kjo do të mundësonte:

– që buxhetet të reflektojnë prioritetet e kryetarëve të sapozgjedhur dhe programeve të tyre qeverisëse,

– përputhje më të mirë mes premtimeve zgjedhore dhe resurseve financiare,

– një proces më transparent dhe gjithëpërfshirës që respekton vullnetin e qytetarëve.

Në këtë drejtim, Bordi i AKK-së, si organ përfaqësues i të gjitha komunave anëtare, kërkon nga Ju si Ministër në detyrë që të merrni një vendim për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026, duke mundësuar që ky proces të zhvillohet pas konstituimit të Kuvendeve të reja Komunale.