Borrell deklarohet pas takimit me Kurtin: Situata në veri është e rrezikshme, duhet de-përshkallëzim urgjent

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell është deklaruar pas takimit që sot ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bratisllavë ku po marrin pjesë në një forum për sigurinë. Borrell ka thënë se situata aktuale në veri është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ai është shprehur se nevoja për de-përshkallëzim është urgjente. […]

Borrell deklarohet pas takimit me Kurtin: Situata në veri është e rrezikshme, duhet de-përshkallëzim urgjent

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell është deklaruar pas takimit që sot ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bratisllavë ku po marrin pjesë në një forum për sigurinë.

Borrell ka thënë se situata aktuale në veri është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ai është shprehur se nevoja për de-përshkallëzim është urgjente.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell.

Thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës ka bërë sot edhe SHBA-ja.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, teksa ka dënuar sulmet e huliganëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në veri ka bërë thirrje që Kosova e Serbia t’i përkushtohen dialogut.

Ndërsa ka theksuar se vendimi i Qeverisë së Kosovë që me forcë të hyjë në ndërtesat komunale ka përshkallëzuar tensionet në mënyrë të panevojshme.

Blinken ka pasur dy kërkesa ndaj Qeverisë e Kurtit, për të siguruar që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia.

Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti rrugëdaljen nga tensionet në veri e ka përshkruar si “hekurudhë të drejtë me dy binarë”.

Kurti ka thënë se fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes.

Kurti po në Bratislavë ka thënë mesazhi i SHBA-së ishte i fortë dhe se po përpiqen që të gjejnë rrugëdalje.

“Ju pyetët a jeni i frikësuar, apo i brengosur. Jam i brengosur gati gjithë kohën, po nuk frikësohem. Sepse prapë është përshkrim i punës që të mos frikësohem, por të brengosem. SHBA-ja ka përçuar një mesazh të fuqishëm, po përpiqemi fort që të gjejmë rrugëdalje, dhe rrugëdalja nuk duhet të jetë rrugë e lakuar, por një hekurudhë. Dy shina, dy binarë së pari të dalim nga kriza në veri, që do të thotë sundim i së drejtës: huliganët ose kthehen në Serbi, ose burgosen në Kosovë dhe pastaj të ulim praninë e policisë në objekte komunale dhe normalizojmë situatën.