“Bota nuk mori mësim nga Srebrenica, shihni Gazën tani”, Erdogan me mesazh të fortë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoga postoi një videomesazh me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. “Edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, dhimbja për vëllezërit dhe motrat tona boshnjake është ende e freskët. Fakti që bashkësia ndërkombëtare nuk mori përgjegjësinë për të ndaluar gjenocidin është një lëshim që do të mbahet […] The post “Bota nuk mori mësim nga Srebrenica, shihni Gazën tani”, Erdogan me mesazh të fortë appeared first on InfoShqip.com.

“Bota nuk mori mësim nga Srebrenica, shihni Gazën tani”, Erdogan me mesazh të fortë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoga postoi një videomesazh me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, dhimbja për vëllezërit dhe motrat tona boshnjake është ende e freskët. Fakti që bashkësia ndërkombëtare nuk mori përgjegjësinë për të ndaluar gjenocidin është një lëshim që do të mbahet mend si turp”, tha presidenti turk.

Siç deklaroi ai, thelbi i thirrjes së vazhdueshme të Turqisë për reformimin e Kombeve të Bashkuara është lufta kundër asaj vetëdije të mishëruar në thënien “rroftë një mijë vjet gjarpri që nuk më kafshon”.

“Në këtë luftë, fjalët e të ndjerit Alija Izetbegoviq vazhdojnë të ndriçojnë rrugën tonë: ‘Çfarëdo që të bëni, mos harroni gjenocidin, sepse një gjenocid që harrohet do të përsëritet’”, tha Erdogan.

Ai beson se miratimi i Rezolutës për Srebrenicën përfaqëson një pasqyrim të fortë të vullnetit në luftën kundër gjenocidit.

“Ajo që po ndodh në Gaza është provë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka nxjerrë mesazhet e nevojshme nga Srebrenica. Bashkësia ndërkombëtare ka heshtur për Srebrenicën”, shtoi presidenti turk.

Një nga mesazhet e tij është se qeveria izraelite, herët a vonë, do t’i përgjigjet ligjit dhe historisë.

“Askush të mos dyshojë në mbështetjen tonë të pakushtëzuar. Turqia do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësinë e saj për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, përfundoi Erdogan.

The post “Bota nuk mori mësim nga Srebrenica, shihni Gazën tani”, Erdogan me mesazh të fortë appeared first on