“Brenda javës”, Kurti deklarohet për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media është deklaruar rreth mosprocedimit të Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Para gazetarëve, Kurti tha se brenda javës mund të dalin me një përgjigje për Kuvendin.
“Kemi një iniciativë ligjore nga PDK, kjo është çështje e Kuvendit që i është drejtuar Zyrës ligjore për opinion në Kryeministri. Tash zyra ligjore në Kryeministri, ka kërkuar mendim nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu edhe nga Departamenti për Buxhet nga Ministria e Financave. Kjo është procedura e rregullt. Prej informacioneve, brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen, si nga… Ministria e Drejtësisë ashtu edhe e Financave, dhe menjëherë do të ia japim përgjigjen Kuvendit”, tha Kurti.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



