Britania e Madhe dëbon një diplomat rus: Nëse Rusia ndërmerr veprime kundër nesh, ne do të përgjigjemi

Një diplomat rus, i akuzuar për spiunazh, është dëbuar nga Britania e Madhe. Sekretari i Jashtëm David Lammy tha se veprimi u ndërmor “pas dëbimit të fundit nga Rusia të një diplomati britanik” në nëntor. Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar Andrey Kelin, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2019, u [...]Read More...

Britania e Madhe dëbon një diplomat rus: Nëse Rusia ndërmerr veprime kundër nesh, ne do të përgjigjemi

Një diplomat rus, i akuzuar për spiunazh, është dëbuar nga Britania e Madhe. Sekretari i Jashtëm David Lammy tha se veprimi u ndërmor “pas dëbimit të fundit nga Rusia të një diplomati britanik” në nëntor.

Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar Andrey Kelin, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2019, u thirr në ministrinë e Jashtme për t’u informuar që një prej diplomatëve të tij po i hiqej akreditimi.

“Ne nuk kërkojmë falje për mbrojtjen e interesave tona kombëtare,” tha Lammy. “Mesazhi im për Rusinë është i qartë – nëse ndërmerrni veprime kundër nesh, ne do të përgjigjemi”.

Ministria e Jashtme ruse tha se kishte për qëllim të hakmerrej ndaj dëbimit, në një deklaratë dhënë agjencisë shtetërore të lajmeve Tass. Moska e revokoi akreditimin e diplomatit britanik në nëntor, duke e akuzuar për spiunazh dhe duke urdhëruar individin të largohej nga vendi brenda dy javësh./abcnews.al