Britania e Madhe njofton 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Britania e Madhe njoftoi të premten se Ukrainës do t’i ndahen 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në prag të samitit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën. Britania tha se, në bashkëpunim me Norvegjinë, 580 milionë dollarë do të shpenzohen për ta ndihmuar Kievin me qindra mijëra dronë luftarakë, sisteme të radarëve dhe mina antitanke, si [...]Read More...

Britania e Madhe njofton 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Britania e Madhe njoftoi të premten se Ukrainës do t’i ndahen 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në prag të samitit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.

Britania tha se, në bashkëpunim me Norvegjinë, 580 milionë dollarë do të shpenzohen për ta ndihmuar Kievin me qindra mijëra dronë luftarakë, sisteme të radarëve dhe mina antitanke, si dhe për kontrata për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara të Ukrainës.

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey dhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, do ta udhëheqin bashkërisht samitin e 27-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të premten.

Në prag të takimit në Bruksel, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se çështje me rëndësi është forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit të tij.