Berisha: Do negociojmë me qeverinë amerikane për zero tarifa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me prodhuesit e bimëve medicinale, një sektor që e cilësoi ndër më të rëndësishmit për ekonominë natyrore të vendit. “Një nga sektorët më të rëndësishëm të Shqipërisë natyrale. Shqipëria është vendi më i pasur në biodiversitetin e saj, ka një pasuri shumë të madhe në […] The post Berisha: Do negociojmë me qeverinë amerikane për zero tarifa appeared first on InfoShqip.com.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me prodhuesit e bimëve medicinale, një sektor që e cilësoi ndër më të rëndësishmit për ekonominë natyrore të vendit.
“Një nga sektorët më të rëndësishëm të Shqipërisë natyrale. Shqipëria është vendi më i pasur në biodiversitetin e saj, ka një pasuri shumë të madhe në bimë mjekësore që kanë një treg të pashtershëm që nuk janë mbështetur nga shteti. Do të dyfishojmë buxhetin për të sektor”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se qëndrimi i opozitës është dhe hapja e negociatave me qeverinë amerikane për vendosjen e tarifave zero në tregtinë mes dy vendeve. Berisha shton se nëse kjo nuk plotësohet, atëherë qeveria që ai synon të drejtojë do të garantojë subvencione.
“Qendrimi ynë është negociata me qeverinë e SHBA për 0 tarifa. Kjo me kërkesën që qeveria amerikane do të na përgjigjet njëlloj. Le të mendojmë se qeveria amerikane nuk e plotëson këtë, ne do t’ju subvencionojmë. Do të bëjmë gjithçka me grante”, tha ai.
The post Berisha: Do negociojmë me qeverinë amerikane për zero tarifa appeared first on