“Berisha premton 30 mijë euro grant për programin “Çdo çift, një çati”

Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në kryeqytet këtë të mërkurë. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për programin elektoral të partisë dhe ka premtuar alokimin e një granti prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë, si pjesë e projektit “Çdo çift, një çati”, […] The post “Berisha premton 30 mijë euro grant për programin “Çdo çift, një çati” appeared first on InfoShqip.com.

“Berisha premton 30 mijë euro grant për programin “Çdo çift, një çati”

Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në kryeqytet këtë të mërkurë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për programin elektoral të partisë dhe ka premtuar alokimin e një granti prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë, si pjesë e projektit “Çdo çift, një çati”, që synon lehtësimin e mundësive të strehimit për çiftet e reja.

“Programi ynë është ‘çdo çift, një çati’, dhe u siguroj se këtë program do ta bëjmë realitet. Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike. Në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia do t’i paguhet tërësisht nga shteti”, tha Berisha.

Ai shtoi se, krahas këtij programi, PD ka dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve.

“Së pari, do të ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten aktualisht me vlerën e shitjes, por do të llogariten me vlerën e projektit. Pra, nëse sot ndërtuesi paguan taksë 100 deri në 300 euro për metër katror, do të paguajë vetëm 2 deri në 8 euro për metër katror. Ky është zotimi ynë, dhe ky ndryshim do të reflektohet drejtpërdrejt në taksat”, theksoi ai.

“Së treti, ne do të ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme”, përfundoi Berisha.

The post “Berisha premton 30 mijë euro grant për programin “Çdo çift, një çati” appeared first on