Britania i bën thirrje Serbisë për sjelljen e autorëve të sulmit në Banjskë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të kapin dhe të sjellin para drejtësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch. “Autorët, përfshirë Milan Radojçiqin, ende nuk janë kapur dhe nuk janë sjellë para […] The post Britania i bën thirrje Serbisë për sjelljen e autorëve të sulmit në Banjskë appeared first on Albinfo.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të kapin dhe të sjellin para drejtësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch.
“Autorët, përfshirë Milan Radojçiqin, ende nuk janë kapur dhe nuk janë sjellë para drejtësisë. Ne i bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur,” thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Sot shënohet dyvjetori i sulmit. Ambasada ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe trimërinë e treguar gjatë rivendosjes së rendit, si dhe prokurorët për përgatitjen e aktakuzës.
The post Britania i bën thirrje Serbisë për sjelljen e autorëve të sulmit në Banjskë appeared first on Albinfo.