Britanikët duan trena të drejtpërdrejtë për në Zvicër
Marrëveshja parashikon që lidhjet e reja të trenave të mundësohen, konkretisht midis Londrës St. Pancras dhe Zvicrës dhe Gjermanisë The post Britanikët duan trena të drejtpërdrejtë për në Zvicër appeared first on Albinfo.

Nëse dëshironi të udhëtoni me tren nga Zvicra në Londër, së shpejti mund të mos keni më nevojë të ndërroni trenin. Një marrëveshje e re bashkëpunimi mes dy vendeve synon të mundësojë trenat e drejtpërdrejtë në të ardhmen.
Operatorët e tunelit të Kanalit Lamansh midis Francës dhe Anglisë kanë nënshkruar marrëveshjen me British Railways, transmeton albinfo.ch. Kështu bën të ditur gazeta britanike “Guardian”.
Marrëveshja parashikon që lidhjet e reja të trenave të mundësohen, konkretisht midis Londrës St. Pancras dhe Zvicrës dhe Gjermanisë, shkruan srf.ch.
Ndërsa, siç raporton Times, planet për lidhje direkte nga Gjermania, gjegjësisht nga Këlni dhe Frankfurti me kryeqytetin britanik Londër po bëhen më konkrete pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re bashkëpunimi mes operatorëve të Eurotunelit dhe linjës britanike të shpejtësisë së lartë.
Është e paqartë se kur mund të lëvizin trenat e parë direkt.
Ideja për lidhje direkte ekziston prej vitesh dhe për të ka shprehur interesim edhe SBB. Me marrëveshjen e re gjërat tani mund të ecin përpara.
The post Britanikët duan trena të drejtpërdrejtë për në Zvicër appeared first on Albinfo.