“Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty”, shefi i NATO: Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët në negociata për paqe

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ai theksoi se çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të mbetet aty, ndërsa komentoi dhe delegacionin që ka dërguar Rusia për negociata e paqes me Ukrianën në Stamboll. Ai theksoi se ishte gabim [...]Read More...

“Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty”, shefi i NATO: Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët në negociata për paqe

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Ai theksoi se çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të mbetet aty, ndërsa komentoi dhe delegacionin që ka dërguar Rusia për negociata e paqes me Ukrianën në Stamboll.

Ai theksoi se ishte gabim që Putin zgjodhi të dërgonte një delegacion të nivelit kaq të ulët.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, shefi i NATO-s vlerësoi punën e SHBA dhe angazhimin konkret të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty. Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, në fakt topi është në fushën e tij, në kuptimin që duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia është mbi të. Bëri shumë gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, është një gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryeze dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të pritur për të negociuar paqe. Jam shumë i lumtur me rolin që po luan SHBA dhe rolin që ka marrë presidentin Trump për të zhbllokuar gjithë këtë situatë”, tha ai./abcnews.al