Votimi elektronik përfaqëson qytetarët zviceranë jashtë vendit si kurrë më parë
Për herë të parë, qytetarët zviceranë në 50 vende të botës përdorën votimin elektronik për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Zvicrës Jashtë Vendit (CSA) për legjislaturën 2025–2029, në një proces që pritet të rrisë përfaqësimin dhe legjitimitetin demokratik të këtij organi, shkruan swissinfo.ch., transmeton albinfo.ch. Votimi u realizua përmes mjetit UniVote, i […] The post Votimi elektronik përfaqëson qytetarët zviceranë jashtë vendit si kurrë më parë appeared first on Albinfo.

Për herë të parë, qytetarët zviceranë në 50 vende të botës përdorën votimin elektronik për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Zvicrës Jashtë Vendit (CSA) për legjislaturën 2025–2029, në një proces që pritet të rrisë përfaqësimin dhe legjitimitetin demokratik të këtij organi, shkruan swissinfo.ch., transmeton albinfo.ch.
Votimi u realizua përmes mjetit UniVote, i zhvilluar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bernës. Sipas Organizatës së Zvicrës Jashtë Vendit (OSA), ky hap përpara ka ndikuar pozitivisht në rritjen e pjesëmarrjes elektorale në zonat përkatëse.
Në Australi, një nga shembujt më të spikatur, pjesëmarrja u rrit nga 0.1% në 5.8% pas futjes së votimit të drejtpërdrejtë online. Në total, 13,500 qytetarë zviceranë jashtë vendit morën pjesë në zgjedhje përmes kësaj platforme.
“Parlamenti i Zvicrës së Pestë”, siç quhet ndryshe CSA, është organi më i lartë i Zvicrës Jashtë Vendit dhe zgjidhet çdo katër vjet. Kjo nismë, sipas OSA, synon të forcojë transparencën, demokracinë e brendshme dhe përfaqësimin real të diasporës zvicerane në vendimmarrje, transmeton albinfo.ch.
Zvicra Jashtë Vendit është e organizuar në 55 zona zgjedhore në mbarë botën. Nga këto, 13 zona, që përfshijnë rreth 50 vende me gjithsej 243,000 qytetarë të regjistruar, implementuan këtë vit sistemin e ri të votimit elektronik.
Procesi i votimit përfundoi më 11 maj, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen në gusht. Deri atëherë, do të zgjidhen edhe delegatët e mbetur në zonat që ende përdorin metodën tradicionale përmes shoqatave zvicerane lokale.
Me këto zhvillime, OSA planifikon të zgjerojë më tej përdorimin e votimit elektronik në të gjithë botën, me synimin për të përfshirë sa më shumë zërat e diasporës zvicerane në jetën politike të vendit, transmeton albinfo.ch.
The post Votimi elektronik përfaqëson qytetarët zviceranë jashtë vendit si kurrë më parë appeared first on Albinfo.