“Çdokush që ka bërë kimioterapi…”/ Kate Middleton zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, njoftoi të premten se po bën përparim të mirë me kurën ndaj kancerit dhe se do të marrë pjesë të shtunën në paradën ceremoniale për nder të ditëlindjes së mbretit Charles III. Kjo është hera e parë që princesha Kate shfaqet në publik që kur u mësua diagnoza e saj. […] The post “Çdokush që ka bërë kimioterapi…”/ Kate Middleton zbulon si është gjendja e saj shëndetësore appeared first on ATV.

“Çdokush që ka bërë kimioterapi…”/ Kate Middleton zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, njoftoi të premten se po bën përparim të mirë me kurën ndaj kancerit dhe se do të marrë pjesë të shtunën në paradën ceremoniale për nder të ditëlindjes së mbretit Charles III. Kjo është hera e parë që princesha Kate shfaqet në publik që kur u mësua diagnoza e saj.

Bashkëshortja 42-vjeçare e princit William nuk është shfaqur në publik gjatë këtij viti. Ajo njoftoi më herët në muajin mars se po bënte kimio-terapi për një lloj kanceri, për të cilin nuk dha detaje.

“Po bëj përparim të mirë, por siç mund ta dijë çdokush që ka bërë kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha princesha Kate nëpërmjet një deklarate të premten, duke shtuar se i kanë mbetur edhe “disa muaj të tjerë” kurimi.

“Pres me padurim të ndjek paradën për ditëlindjen e mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj se do të jem edhe në disa aktivitete publike gjatë verës, por gjithnjë duke e ditur se nuk e kam kaluar ende rrezikun”, tha princesha Kate.

Ky njoftim është një moment i rëndësishëm, megjithëse nuk parashikon një rikthim të plotë të princeshës Kate tek funksionet e saj publike. Pallati mbretëror qarkulloi një fotografi të princeshës Kate, të marrë më herët këtë javë në pallatin Windsor, ndërsa ajo qëndron pranë një peme, me veshje të thjeshtë, xhinse dhe xhaketë.

Pallati mbretëror tha se mbreti e priti me kënaqësi lajmin për pjesëmarrjen e princeshës. Parada për ditëlindjen e mbretit mbahet çdo vit në muajin qershor. Mbreti Charles, i cili gjithashtu po kurohet për një lloj kanceri për të cilin nuk dihen detaje, pritet të mbikëqyrë ceremoninë, gjatë së cilës forcat ushtarake parakalojnë me veshje ceremoniale dhe flamuj.

Princesha Kate pritet të udhëtojë me një karrocë me kuaj nga Pallati Buckingham së bashku me fëmijët: princin George, 10 vjeç; princeshën Charlotte, 9 vjeç; si dhe princin Louis, 6 vjeç. Ajo mund të marrë pjesë edhe tek shfaqja tradicionale e anëtarëve të familjes mbretërore në ballkonin e pallatit Buckingham. /VOA/

The post “Çdokush që ka bërë kimioterapi…”/ Kate Middleton zbulon si është gjendja e saj shëndetësore appeared first on ATV.