Çfarë po ndodh? Reperi shqiptar në gjendje jo të mirë shëndetësore

Reperi i njohur shqiptar Azet është në një situatë të rënduar shëndetësore, e cila e detyroi atë të anulojë koncertin e tij të planifikuar në Ulqin, një lajm që ka habitur ndjekësit e tij. Koncerti i tij ishte një nga ngjarjet më të pritura verore, por angazhimet dhe pritshmëritë e ndjekësve duhet të presin për […]

Çfarë po ndodh? Reperi shqiptar në gjendje jo të mirë shëndetësore

Reperi i njohur shqiptar Azet është në një situatë të rënduar shëndetësore, e cila e detyroi atë të anulojë koncertin e tij të planifikuar në Ulqin, një lajm që ka habitur ndjekësit e tij.

Koncerti i tij ishte një nga ngjarjet më të pritura verore, por angazhimet dhe pritshmëritë e ndjekësve duhet të presin për një periudhë të pacaktuar.

Azet njoftoi se ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe se aktualisht nuk ndihet në formë për të performuar. Kjo ka shkaktuar shumë shqetësim mes admiruesve të tij, të cilët ndjekin me kujdes çdo hap të karrierës së tij.
“Me zemër të thyer, për fat të keq më duhet të anuloj koncertin e sotëm në Ulqin për arsye shëndetësore. Shpresoja të isha përsëri në formë sot, por trupi im më ka zhgënjyer. Më vjen keq për të gjithë dhe shpresoj të më kuptoni,” ka shkruar Azet në postimin e tij.