Cilat vende në Ballkan po përballen me të nxehtit dhe zjarret

50 vatra zjarri gjatë 24 orëve në Shqipëri The post Cilat vende në Ballkan po përballen me të nxehtit dhe zjarret appeared first on Albinfo.

Cilat vende në Ballkan po përballen me të nxehtit dhe zjarret

Raportohet se qindra zjarrfikës dhe ushtarë po luftojnë kundër zjarreve në disa vende të Ballkanit. Gjatë ditëve në vazhdim këto vende do të jenë nën darën e të nxehtit me temperatura rreth 40 gradë Celsius, përcjell albinfo.ch.

Raportohet se qindra zjarrfikës dhe ushtarë po luftojnë kundër zjarreve në disa vende të Ballkanit. Gjatë ditëve në vazhdim këto vende do të jenë nën darën e të nxehtit me temperatura rreth 40 gradë

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në vend ishin një duzinë vatrash aktive, pasi në 24 orët e fundit shpërthyen gati 50 vatra zjarri. Përkrah zjarrfikësave, sipas të dhënave zyrtare, janë angazhuar edhe rreth 800 ushtarë si dhe avionë e helikopterë ushtarakë nga vendet fqinjë. Në raportin 24h janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive.

Në Malin e Zi fqinj forcat e emergjencës mbrojtën nga flakët dhejtra shtëpi në periferi të Podgoricës. Zjarri kishte shpërthyer në një “terren mjaft të vështirë për t’u kaluar”, u tha gazetarëve drejtusi i Agjencisë së Shpëtimit, Nikola Bojanovic. Gjatë pasdites të hënën tymi dukej edhe në kodrat mbi Podgoricë.

Në Split të Kroacisë gjatë natës duke gdhirë dita e hënë kanë qenë në terren rreth 150 zjarrfikës kundër një zjarri në pyll.

Vala e të nxehtit vazhdon me temperature rreth 40 gradë

Ballkani dhe vendet në hapësirën e Mesdheut që nga korriku po përballen me të nxehtit ekstrem dhe zjarret në pyje. Në Shqipëri, që nga fillimi i korrikut, sipas Sistemit Europian të Informimit për Zjarret (EFFIS) është djegur gati 34.000 hektar truall. Policia në shumë raste dyshon për zjarrvënie të qëllimshme dhe më shumë se 20 të dyshuar janë arrestuar.

Vala e të nxehtit në Ballkan do të zgjasë. Në Serbi, Bosnje dhe Kroaci temepraturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

The post Cilat vende në Ballkan po përballen me të nxehtit dhe zjarret appeared first on Albinfo.