Cilësia e ajrit përkeqësohet, preket edhe Zvicra

Gati gjysma e popullsisë së Evropës, përfshirë edhe Zvicrën, ka qenë e ekspozuar ndaj ajrit me cilësi të dobët ose shumë të dobët gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi evropian Copernicus, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimit, valët rekord të të nxehtit dhe zjarret pyjore kanë çuar në nivele jashtëzakonisht të larta të ndotjes nga ozoni. Më shumë se një e treta e popullsisë botërore është përballur me këto kushte.
Situata ka qenë veçanërisht e theksuar në Amerikën e Veriut, ku rreth dy të tretat e popullsisë janë prekur, ndërsa në Azi kjo përqindje ka arritur në 53%. Edhe Evropa ka regjistruar përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit.
Copernicus e cilëson ndotjen e ajrit si një sfidë globale veçanërisht komplekse, pasi ndotësit atmosferikë mund të transportohen për mijëra kilometra, duke ndikuar edhe në vende që ndodhen larg burimit fillestar të ndotjes.
Kjo nënkupton se cilësia e ajrit në Zvicër dhe pjesë të tjera të Evropës nuk varet vetëm nga burimet lokale të ndotjes, por mund të ndikohet edhe nga zjarret, temperaturat ekstreme dhe masat ajrore që vijnë nga rajone të tjera.
The post Cilësia e ajrit përkeqësohet, preket edhe Zvicra appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



