Cili kandidat për kryeministër po premton më së shumti për pensionistët dhe veteranët e UÇK-së?
Pak javë para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 Qeveria e Kosovës ka miratuar një rritje prej 20% të pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta, duke përfshirë dëshmorët, veteranët, invalidët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky vendim, i miratuar në mbledhjen e Qeverisë, ka ardhur në një kohë interesante pasi premtimet

Pak javë para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 Qeveria e Kosovës ka miratuar një rritje prej 20% të pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta, duke përfshirë dëshmorët, veteranët, invalidët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky vendim, i miratuar në mbledhjen e Qeverisë, ka ardhur në një kohë interesante pasi premtimet për përmirësimin e kushteve për këto kategori janë shpesh një temë e nxehtë në fushatat elektorale
Pavarësisht kësaj ,këto kategori nuk janë të kënaqur e punën e kësaj qeverie dhe konsiderojnë se mund të bëhet më shumë për ta
Gazmend Syla: OVL e UÇK-së u anashkalua nga Qeveria “Kurti”
Gazmend Syla, kryetar i degës së OVL-UÇK-së në Pejë, i cili është kandidat i AAK-së për deputet, ka theksuar se të gjithë kandidatët për kryeministër po japin premtime të mëdha, por ai ka dyshime në seriozitetin e tyre për realizimin e këtyre premtimeve gjatë fushatës.
‘’Të gjithë kandidatët për kryeministër po japin premtime të mëdha, por dyshoj në seriozitetin e tyre për realizimin e këtyre premtimeve që ata vazhdojnë t’i japin gjatë fushatës’’, tha Syla për FrontOnline.
Sipas tij, vetëm njëri nga kandidatët, ish-komandant i UÇK-së, ka besimin e këtij subjekti në realizimin e premtimeve.
‘’Duke qenë se njëri prej kandidatëve është ish-komandant i UÇK-së, vetëm atij i besojmë në realizimin e këtyre premtimeve’’, potencoi Syla.
Syla gjithashtu ka kritikuar ashpër qeverinë “Kurti” për mos mbështetje të shoqatave të dalura nga lufta, duke vënë në dukje se nuk ka pasur asnjë subvencion për to, një mbështetje që është thelbësore për funksionimin e këtyre shoqatave.
‘’Qeveria në ikje për këto 4 vjet nuk ka mbështetur me asnjë subvencion shoqatat e dalura nga lufta, subvencion ky që shoqatave u duhet për funksionimin e tyre’’, tha Syla.
Jashari: Veteranët duhet të kenë jetë dinjtoze, jo të mbështeten me asistencë sociale
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, ka ngritur shqetësimin se nuk po bëhet mjaftueshëm për kategorinë e veteranëve dhe dëshmorëve të luftës. Ai ka deklaruar se Shoqata po i ndjek fushatat dhe premtimet e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, por gjithashtu ka theksuar se ata do të vazhdojnë të kërkojnë ato që u takojnë sipas ligjit të vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari tha se premtimet për përmirësimin e kushteve të veteranëve shpesh janë shpresëdhënëse, por realiteti mbetet i vështirë. Ai theksoi se kategoritë e veteranëve duhet të kenë një jetesë dinjitoze dhe jo të mbështeten në ‘’asistencën sociale’’.
‘’Disa nga premtimet janë shpresëdhënëse, na japin shpresë se do të ndryshojë jeta e veteranëve të ushtrisë por ne do të vazhdojmë të flasim sepse është e obligueshme që këto kategori ta kenë një jetë të dinjitetshme e jo të vazhdohet kështu me asistencë social’’, deklaroi Jashari.
Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve: Ky kandidat për kryeministër po premton më së shumti për pensionistët
Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, ka komentuar mbi premtimet e kandidatëve për pensionistët, duke vënë theksin te Bedri Hamza si kandidatin që ka dhënë më shumë premtime.
‘’Deri tash më së shumti për pensionistët ka premtuar kandidati Bedri Hamza’’, deklaroi Kastrati.
Megjithatë, ai ka shprehur dyshime nëse këto premtime do të realizohen, mirëpo sipas tij nëse duan të bëjnë ndryshime ata munden
‘’Po mendoj që premtimet e tij janë të realizueshme e sa i realizojnë nuk e di , nëse veç duan të bëjnë ndryshime ata munden’’, tha Kastrati për FrontOnline.
Kastrati ka kritikuar qeverinë aktuale për mos rritjen e pensioneve dhe ka theksuar se kjo mund të ishte realizuar nëse do të kishte vullnet.
‘’Qeveria Kurti nuk ka bërë mjaftueshëm për pensionistët ka mundur ma tepër të rrisë pensionet , pse nuk e ke bërë se di’’, deklaroi Kastrati.
Ai ka theksuar se një Qeveri e re që punon me dinjitet dhe vullnet mund të rrisë pensionet në mënyrë meritore, por kjo duhet të bëhet përmes miratimit të një ligji të rregullt të fondit pensional, pasi ky ligj do të rregullonte situatën më së miri sipas Kastratit
‘’Qeveria e re nëse punon me vullnet e dinjitet mund të rrisë pensionet në mënyrë meritore mirëpo mbi të gjitha kjo duhet bërë ligjërisht e jo siç ka shkuar deri tani , duhet miratuar ligji mbi fondin pensional ai I rregullon gjërat më së miri’’, përfundoi Kastrati.