Çitaku: PDK nuk ndryshon qëndrim, në parim ne nuk i votojmë propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje
Sot do të mbahet seanca e radhës e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Dy seancat e para të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dështuan pasi nuk u miratuan mandatet e deputetëve, teksa një gjë e tillë u arrit të shtunën ku deputetët e legjislaturës së nëntë arritën të betoheshin. Megjithatë, pavarësisht betimit të deputetëve

Sot do të mbahet seanca e radhës e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Dy seancat e para të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dështuan pasi nuk u miratuan mandatet e deputetëve, teksa një gjë e tillë u arrit të shtunën ku deputetët e legjislaturës së nëntë arritën të betoheshin.
Megjithatë, pavarësisht betimit të deputetëve, Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituar. E gjithë kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë fituese hodhi në votim dy herë radhazi emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe e njëjta u votua me vetëm 57 vota pro, të cilat nuk mjaftuan e s’do të mjaftonin as sot po të ishin në numër të njëjtë.
Haxhiun nuk e votuan as nga LDK, PDK e AAK dhe emri i saj u abstenua nga Nisma Socialdemokrate.
Teksa raportohet se emri i Haxhiut do jetë sërish propozimi i LVV-së për kryeparlamentare, partia e dytë më e madhe në Kuvendin e Kosovës PDK deklarohet se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me këtë çështje.
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku për konfirmoi se nuk do të votohet propozimi i Vetëvendosjes teksa shtoi se askush nuk i është afruar atyre për të gjetur ndonjë kandidat konsensual.
“Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Në parim ne nuk i votojmë propozimet e tyre, por nuk kemi arritur në atë pikë ku është kërkuar nga ne ndonjë kandidat më konsensual”, tha shkurtimisht Vlora Çitaku për
Njëjtë deklaroi për edhe Time Kadrijaj nga AAK se nuk kanë ndryshuar qëndrim, por për dallim nga PDK kjo e fundit u deklarua se partia e saj mund të votojë ‘për’ nëse propozohen emra si Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci.
“Nuk do ta votojmë Albulena Haxhiun. Të shohim për emra të tjerë, ndoshta Sarandën po, Shqipe Selimin po. Do të shohim se cilët do të jenë emrat dhe do të konsultohemi me grupin. Me sa kemi dëgjuar, Albulena Haxhiu ka thënë se përsëri emri i saj do të jetë propozim për kryeparlamentare”, tha Time Kadrijaj për
Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit ka të drejtën e propozimit të vazhdueshëm të emrave të ndryshëm nga partia për Kryetar të Kuvendit.
Nga emrat e përmendur deri tani ishin Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi e Mimoza Kusari-Lila të gjitha këto gra nga kjo parti politike. Por një emër tjetër që pritej si mundësi propozimi ishte ai i Fatmir Limajt. Një bashkëpunim në mes Kurtit dhe Limajt parashihej të dilte hapur edhe në propozimin për kryeparlamentar. Por kjo gjë nuk ndodhi, së paku në seancat e kaluara.
Mbetet të shihen zhvillimet e sotme në Kuvend dhe se sa do të arrijë Vetëvendosje në konstituimin e përgjithshëm të Parlamentit e më pas në formimin e qeverisë.