“Çmendet” moti në Tiranë – Stuhi e fortë shiu, era merr para karrige e tavolina

Një stuhi e fuqishme me erë dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë kryeqytetin, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe situata të rrezikshme për qytetarët. Rrugë të shumta u bllokuan për shkak të trafikut të rënduar, ndërsa objekte të lehta janë rrëzuar apo fluturuar në ajër nga forca e erës, duke krijuar rrezik për kalimtarët. […]

“Çmendet” moti në Tiranë – Stuhi e fortë shiu, era merr para karrige e tavolina

Një stuhi e fuqishme me erë dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë kryeqytetin, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe situata të rrezikshme për qytetarët.

Rrugë të shumta u bllokuan për shkak të trafikut të rënduar, ndërsa objekte të lehta janë rrëzuar apo fluturuar në ajër nga forca e erës, duke krijuar rrezik për kalimtarët. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në banesa, për të evituar pasojat e mundshme.

Po ashtu, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të shmangur aksidentet në kushtet e motit të keq.

Sipas parashikimeve të shërbimeve meteorologjike, moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme dhe deri në orët e para të së dielës.