Çmimi dhe faturimi i rrymës, Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.
Seanca mbahet në ora 11:00. Javë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka denoncuar se njehsorët e energjisë elektrike po faturojnë gabimisht, duke aplikuar tarifa më të larta edhe gjatë orëve kur çmimi duhet të jetë më i ulët.
Sipas kësaj partie, nga 884 njehsorë të verifikuar, rreth 87 për qind kanë rezultuar me parregullsi në matje. Raportimet për këto çështje kanë nxitur edhe reagimin institucional, ku Ministria e Industrisë ka formuar një komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve të dyshimtë, ndërsa numri i ankesave nga qytetarët ka kaluar mbi 500.
Në anën tjetër, KEDS ka mohuar këto pretendime, duke ftuar qytetarët që të paraqesin ankesat e tyre për verifikim. /Telegrafi/
Burimi i lajmit:orainfo.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



