Çmimi i gazit natyror evropian rritet ndjeshëm, pas sulmit amerikan kundër Iranit

Çmimi i gazit natyror evropian është rritur ndjeshëm pas sulmit të SHBA-së kundër Iranit. Në tregtimin e hershëm sot, kontrata njëmujore TTF u rrit në 42,44 euro (48,80 dollarë) për megavat orë (MWh) duke arritur nivelin e saj më të lartë që nga fillimi i prillit. Gjatë fundjavës, SHBA-të ndërhynë në luftën midis Izraelit dhe [...]Read More...

Çmimi i gazit natyror evropian rritet ndjeshëm, pas sulmit amerikan kundër Iranit

Çmimi i gazit natyror evropian është rritur ndjeshëm pas sulmit të SHBA-së kundër Iranit. Në tregtimin e hershëm sot, kontrata njëmujore TTF u rrit në 42,44 euro (48,80 dollarë) për megavat orë (MWh) duke arritur nivelin e saj më të lartë që nga fillimi i prillit.

Gjatë fundjavës, SHBA-të ndërhynë në luftën midis Izraelit dhe Iranit duke bombarduar objektet bërthamore nëntokësore të Iranit.

Veprimet e presidentit të SHBA-së Donald Trump kanë ngjallur frikë ndërkombëtare për një përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme, gjë që mund të çojë gjithashtu në një bllokim të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.

“”Ekziston një rrezik i konsiderueshëm që Irani të përpiqet të ndërpresë dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha Warren Patterson, një ekspert i mallrave në Bankën ING.

“Ngushtica është një pikë kritike për trafikun global të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm”, theksoi ai.

Sipas vlerësimit të ekspertit të ING, rreth 20% e tregtisë globale të gazit të lëngshëm kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.