CNN raporton se Emisari Special Grenell pritet ta takojë presidentin autoritar Nicola Maduro në Venezuelë
I dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell, pritet të takohet me presidentin venezuelian Nicolas Maduro të premten në Venezuelë, raporton CNN, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje. Ndërkohë agjencia Reuters shkruan se s’ka mundur ta verifikojë këtë informatë. Presidenti Donald Trump javën e kaluar ka deklaruar se administrata e
I dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell, pritet të takohet me presidentin venezuelian Nicolas Maduro të premten në Venezuelë, raporton CNN, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.
Ndërkohë agjencia Reuters shkruan se s’ka mundur ta verifikojë këtë informatë.
Presidenti Donald Trump javën e kaluar ka deklaruar se administrata e tij ka të ngjarë të ndalojë blerjen e naftës nga Venezuela. Derisa emisari Grenell, i dërguari i Trump për misionet speciale, kishte thënë më herët se ka folur me zyrtarë të shumtë në Venezuelë dhe do të fillonte takimet, disa ditë pasi administrata në largim Biden vendosi sanksione të reja ndaj qeverisë së Maduro./Express/