Lara Colturi përgatitet për garën e radhës në Sölden

Skiatorja shqiptare Lara Colturi po vijon përgatitjet për garën e radhës në Kupën e Botës në Ski, që do të zhvillohet në Sölden.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi sot pamje nga stërvitja e sportistes, e cila pritet të përfaqësojë Shqipërinë në disiplinën e sllallomit gjigant.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja i uroi suksese Colturit për këtë sfidë, e cila shënon nisjen e sezonit të ri të Kupës së Botës në Ski.
Gara në Sölden do të jetë një nga sfidat e para të sezonit për skiatoren shqiptare, e cila synon të japë paraqitjen e saj më të mirë në këtë kompeticion ndërkombëtar.
The post Lara Colturi përgatitet për garën e radhës në Sölden appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



