Cristiano Ronaldo shpallet zyrtarisht miliarder, por ende nuk është më i pasuri në futboll

Cristiano Ronaldo ka hyrë zyrtarisht në klubin ekskluziv të miliarderëve, duke u bërë futbollisti i parë në histori që arrin të gjenerojë mbi 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij profesionale. Që në qershor të vitit 2020, shumë media njoftuan se ylli portugez kishte kapërcyer pragun e miliardit në të ardhura bruto, falë pagave të […] The post Cristiano Ronaldo shpallet zyrtarisht miliarder, por ende nuk është më i pasuri në futboll appeared first on Albinfo.

Cristiano Ronaldo shpallet zyrtarisht miliarder, por ende nuk është më i pasuri në futboll

Cristiano Ronaldo ka hyrë zyrtarisht në klubin ekskluziv të miliarderëve, duke u bërë futbollisti i parë në histori që arrin të gjenerojë mbi 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij profesionale.

Që në qershor të vitit 2020, shumë media njoftuan se ylli portugez kishte kapërcyer pragun e miliardit në të ardhura bruto, falë pagave të majme dhe kontratave fitimprurëse të sponsorizimit që i sollën 105 milionë dollarë brenda vetëm një viti. Këto të ardhura e çuan totalin e përfitimeve të tij përtej 1 miliard dollarëve.

Megjithatë, vlerësimet e atëhershme nuk përfaqësonin pasurinë neto të Ronaldos, pasi nuk përfshinin shpenzimet, tatimet apo investimet e tij. Vetëm tani, pas disa vitesh, ai e ka arritur plotësisht statusin e një miliarderi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

E megjithatë, pavarësisht këtij suksesi të jashtëzakonshëm, Cristiano Ronaldo nuk mban vendin e parë në listën e futbollistëve më të pasur në botë.

 

The post Cristiano Ronaldo shpallet zyrtarisht miliarder, por ende nuk është më i pasuri në futboll appeared first on Albinfo.