Lara Culturi synon rezultate të reja në Kupën e Botës

Skiatorja Lara Colturi po përgatitet për sezonin e ri të Kupës së Botës 2026–2027, që nis këtë fundjavë në Sölden. Në një intervistë për Eurosport, skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka folur për zhvillimin e saj sportiv, pavarësinë personale dhe synimet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Colturi ka arritur tashmë shtatë podiume në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit gjigant. Ajo thotë se vitet e fundit është pjekur si sportiste dhe si individ, ndërsa përballja me një dëmtim e ka ndihmuar të bëhet më e pavarur.
Sportistja thekson se dëshira për të garuar në disiplinat e shpejtësisë ka qenë gjithmonë pjesë e saj, e ndikuar edhe nga nëna e saj, fituese e medaljes së artë olimpike në Super-G.
Për sezonin e ri, ajo synon të garojë me më shumë qetësi mendore dhe të përqendrohet te momenti, duke shijuar sportin që e do. /Albinfo.ch
The post Lara Culturi synon rezultate të reja në Kupën e Botës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



