Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”

Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”

Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit me novela “Gruaja e Ambasadorit” të shkrimtarit Arbër Ahmetaj. Organizimin e bën Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, seksioni per letërsi.

Veprimtaria do të jetë një rast për të prezantuar veprën para publikut dhe për të zhvilluar një bashkëbisedim rreth tematikës, qasjes narrative dhe vendit të saj në krijimtarinë e autorit.

Në mbrëmje pritet të marrin pjesë lexues, krijues dhe dashamirë të letërsisë.

Adresa: Norastrasse 20, 8005 Zürich

Koha: 18.30

The post Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.