Daku flet për mediat ruse: Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar

Mirlind Daku kërkoi falje gjatë Euro 2024, për veprimin  që e bëri pas takimit Shqipëri – Kroaci. Daku mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve. Momenti u incizua dhe më pas Daku u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA. Paraprakisht reaguan Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe Federata […] The post Daku flet për mediat ruse: Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar appeared first on Albinfo.

Daku flet për mediat ruse: Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar

Mirlind Daku kërkoi falje gjatë Euro 2024, për veprimin  që e bëri pas takimit Shqipëri – Kroaci.

Daku mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve. Momenti u incizua dhe më pas Daku u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA.

Paraprakisht reaguan Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe Federata e Futbollit e Serbisë. Kishte reagime të shumta edhe në Rusi, ku Daku e zhvillon karrierën në nivel klubesh.

Klubi i tij, Rubin Kazan, ka njoftuar se do ta dënojë futbollistin. Daku kishte kërkuar falje përmes një postimi, ndërsa të dielën mediumi rus “Sport-Express” publikoi një intervistë me 26-vjeçarin.

“Natyrisht, kjo javë ishte shumë e vështirë. Jam përballur me presion që nuk e kam pasur asnjëherë. Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar. Nuk kam dashur të nxis një situatë të tillë, pa përmendur që kjo ngjalli valë reagimesh në media. Çdo gjë doli nga kontrolli. Pas gjërave si kjo, gjithnjë filloj të stresohem. Këto mendime dhe përvojë nuk më lëshojnë”, ka thënë Daku, sipas gazetës ruse.

Sulmuesi i fuqishëm ka thënë se ky është njëri prej momenteve më të vështira në karrierën e tij.

 

The post Daku flet për mediat ruse: Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar appeared first on Albinfo.