Dällikon ZH: Plagoset me thikë kosovari 24-vjeçar, arrestohen 3 të dyshuar

Një 24-vjeçar nga Kosova u plagos me thikë gjatë një grindjeje në Dällikon, Kantoni i Cyrihut të mërkurën në mbrëmje. Tre të dyshuar janë arrestuar.
Viktima pësoi lëndime të mesme në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit, tranmseton albinfo.ch. Siç njoftoi policia kantonale të enjten, ai u dërgua në spital me ambulancë, shkruan sda.
Hetimet fillestare zbuluan se grindja ndodhi në një dhomë hoteli. Kalimtarët e gjetën 24-vjeçarin të shtrirë përtokë në Regensdorferstrasse.
Të tre personat e arrestuar janë dy shtetas suedezë dhe një slloven, të moshës midis 20 dhe 33 vjeç, përcjell albinfo.ch. Policia kantonale e Cyrihut arrestoi dy nga të dyshuarit; i treti u arrestua në kantonin e Schaffhausen.
Motivi mbetet i paqartë.
The post Dällikon ZH: Plagoset me thikë kosovari 24-vjeçar, arrestohen 3 të dyshuar appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



