Dardan Molliqaj: PDK e përdori votimin e Dimal Bashës për ta dëmtuar Kurtin

Dardan Molliqaj: PDK e përdori votimin e Dimal Bashës për ta dëmtuar Kurtin
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, në Adresa ka akuzuar opozitën se ka përdorur votimet në Kuvend si mjete taktike për të dëmtuar kryeministrin Albin Kurti, dhe jo mbi baza parimore apo shtetërore.
Sipas tij, veprime të caktuara politike, përfshirë edhe votimet që lidhen për Dimal Bashën, kandidat të cilin Lëvizja Vetëvendosje vitin e kaluar e kishte propozuar për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e i njejti është përdorur në funksion të strategjive për ta vendosur Kurtin në pozitë të vështirë politike nga partitë opozitare.
“Dimal Basha është votuar nga PDK-ja për me e qit keq Kurtin. Populli i Kosovës e kupton këtë lojë politike. Nëse mendon që Kurti ka gabuar dhe po e sfidon vendin, si mund të votosh një njeri që beson se i bën dëm Kosovës, vetëm për ta dëmtuar politikisht Kurtin?”, tha Molliqaj në Adresa.
Ai shtoi se qytetarët e dallojnë kur një veprim politik bëhet për interesa taktike dhe jo për arsye parimore, duke theksuar se në fund “populli e vlerëson dhe ia fal gabimin atij që është gabim vetëm kur veprimi është i sinqertë dhe jo i motivuar politikisht”.
Molliqaj theksoi se kjo qasje e dëmton seriozitetin institucional dhe e zhvendos debatin politik nga parimet në kalkulime afatshkurtra.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/5kVU6FUgtEY
Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lute



