‘Dasma e zemrave’ lansohet nga Sabriano Jr, kënga pritet të jetë pjesë e dasmave të sivjetme

Ai quhet Arlind Beqiri por për publikun do njihet si Sabriano Junior, pasi, i ngjan atij, jo vetëm në pamje, por, edhe në zë. E, artisiti kosovar, sot ka ardhur me këngën e tij të re, të titulluar ‘Dasma e zemrave’, këngë kjo ndonëse e zhanrit baladë, është mjaft e bukur si këngë hyrëse në […]

‘Dasma e zemrave’ lansohet nga Sabriano Jr, kënga pritet të jetë pjesë e dasmave të sivjetme

Ai quhet Arlind Beqiri por për publikun do njihet si Sabriano Junior, pasi, i ngjan atij, jo vetëm në pamje, por, edhe në zë.

E, artisiti kosovar, sot ka ardhur me këngën e tij të re, të titulluar ‘Dasma e zemrave’, këngë kjo ndonëse e zhanrit baladë, është mjaft e bukur si këngë hyrëse në dasma, momentin kur çifti i sapomartuar, hyn në sallë, shkruan Syri Kosova.

Projekti u shkrua mga Kreshnik Avdiu, kurse, orkestrimi u bë nga Labinot Meziu, i cili ka bërë edhe muzikën.

‘Dasma e zemrave’ u finalizua edhe me klip nga Max Production.

Ky është veç një nga projektet e shumta të Sabriano JR, madje, së shpejti pritet edhe një befasi nga ai.