‘Demokratët për Drenasin’ kthehen në PDK, Krasniqi: Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë më të fortë

Ish-kandidati i për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi me bashkëpunëtorë janë rikthyer në PDK. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza kanë pritur në selinë qendrore të kësaj partie, Ajazin me bashkëpunëtorë. “Uniteti ynë është fuqia jonë

‘Demokratët për Drenasin’ kthehen në PDK, Krasniqi: Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë më të fortë

Ish-kandidati i për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi me bashkëpunëtorë janë rikthyer në PDK.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza kanë pritur në selinë qendrore të kësaj partie, Ajazin me bashkëpunëtorë.

“Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë ma të fortë dhe një të ardhme ma të mirë, duke e ngritur vendin së bashku si një forcë e vetme. Me Bedri Hamzën kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.