Deputeti Adem Hoxha voton pro Listës serbe
Deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha ka votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ndërkaq, i propozuari i Listës Serbe për nënkryetar, Slavko Simiq nuk ka arritur të zgjidhet duke

Deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha ka votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ndërkaq, i propozuari i Listës Serbe për nënkryetar, Slavko Simiq nuk ka arritur të zgjidhet duke marrë gjithsej 10 vota për, 55 deputetë ishin kundër dhe 23 abstenime.
Deputetët e LVV-së votuan kundër, kurse deputetët e PDK-së abstenuan.
LDK dhe AAK nuk morën fare pjesë në votim.
Lista Serbe edhe për dy herë radhazi propozoi sërish deputetin Simiq për nënkryetar, por në tre raundet e votimit Simiq nuk mori votat e duhura.
Ndërkaq Emilija Rexhepi nga komunitetet jo shumicë jo serbe, arriti të zgjidhet duke marrë 73 vota për, 1 kundër dhe 23 abstenime.