Deputeti i AAK-së për premtimin e VV-së për pesë shtëpi për të moshuarit: Edhe ky premtim mashtrues

Deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur si premtim mashtrues ndërtimin e pesë shtëpive për të moshuarit që ishte premtuar nga Vetëvendosje në fushatën zgjedhore të vitit 2021. ‘’Si shumë premtime, tjera edhe ky premtim mashtrues’’ deklaron ai. Dreshaj, thotë se ky premtim është i pamundur të realizohet këtë vit. kur Kurti është në […]

Deputeti i AAK-së për premtimin e VV-së për pesë shtëpi për të moshuarit: Edhe ky premtim mashtrues


Deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur si premtim mashtrues ndërtimin e pesë shtëpive për të moshuarit që ishte premtuar nga Vetëvendosje në fushatën zgjedhore të vitit 2021.

‘’Si shumë premtime, tjera edhe ky premtim mashtrues’’ deklaron ai.

Dreshaj, thotë se ky premtim është i pamundur të realizohet këtë vit. kur Kurti është në vitin e fundit të tij qeverisës.

‘’Nëse për tri vite nuk ndodhi, është e pamundur të pritet për tre muaj që diçka e me u bërë’’ thekson ai.

Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë 4 shtëpi të kujdesit për të moshuarit, Prishtinë, Istog, Skenderaj dhe Graçanicë, me një kapacitet total prej 172 vendeve.

Shtëpitë për përsonat e moshuar pa përkujdesje familjare, janë shtëpitë në të cilat brenda 24 orëve ofrohet, ushqim, veshmbathje, strehim, përkujdesje shëndetësore, terapi të punës dhe shërbime fizioterapeutike për banorë./FrontOnline/