Deputeti shqiptar në Zvicër, Islam Alijaj, pret në takim Konsullin e Kosovës në Cyrih

Vigan Berisha pritet në Parlamentin Federal nga deputeti shqiptar Islam Alijaj The post Deputeti shqiptar në Zvicër, Islam Alijaj, pret në takim Konsullin e Kosovës në Cyrih appeared first on Albinfo.

Deputeti shqiptar në Zvicër, Islam Alijaj, pret në takim Konsullin e Kosovës në Cyrih

Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, zhvilloi një takim në Parlamentin Federal në Bernë me deputetin shqiptar nga Kanton Cyrih, Islam Alijaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Zvicrës (Nationalrat), transmeton albinfo.ch.

Takimi u realizua me ftesë të deputetit Alijaj dhe u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, duke pasur në qendër forcimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar në Cyrih dhe në mbarë Zvicrën.

Konsulli Berisha shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe mbështetjen që deputeti Alijaj ka treguar vazhdimisht ndaj komunitetit shqiptar, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë në të ardhmen.

Islam Alijaj, i zgjedhur nga Kanton Cyrih, është një nga përfaqësuesit shqiptarë në Këshillin Kombëtar të Zvicrës./Albinfo.ch

The post Deputeti shqiptar në Zvicër, Islam Alijaj, pret në takim Konsullin e Kosovës në Cyrih appeared first on Albinfo.