Deputetja e PDK-së: FSK-ja nuk është e Albin Kurtit
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas deklarimit të djeshëm të LVV-së, me rastin e dërgimit të trupave të FSK-së në Ujman, nga ku u nxor trupi i pajetë i një 33-vjeçari. Në një postim, Musliu-Shoshi tha se pushteti aktual i kishte ndaluar ushqimin FSK-së, e sot po tenton ta përdorë për

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas deklarimit të djeshëm të LVV-së, me rastin e dërgimit të trupave të FSK-së në Ujman, nga ku u nxor trupi i pajetë i një 33-vjeçari.
Në një postim, Musliu-Shoshi tha se pushteti aktual i kishte ndaluar ushqimin FSK-së, e sot po tenton ta përdorë për teatër politik.
“FSK-ja nuk është e Albin Kurtit. Ajo është forcë e qytetarëve të Kosovës, e ndërtuar me përkushtim, me standarde të NATO-s dhe me respekt për shtetin dhe qytetarin”, u shpreh Musliu-Shoshi.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, teksa qeverisë në detyrë i ka kërkuar të mos “turpërojë institucionet”.