Dëshmi…me kushte/ Ghislaine Mawell kërkon imunitet të plotë për të folur para Kongresit
Ghislaine Maxwell është ofruar të dëshmojë para kongresit amerikan, por duke vendosur si një nga kushtet më të rëndësishme, garantimin e imunitetit ndaj saj. Avokatët e bashkëpunëtores dhe partneres së Jeffrey Epstein, i dërguan një letër Kryetarit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, i cili e ka thirrur Maxwell për të dëshmuar muajin [...]Read More...

Ghislaine Maxwell është ofruar të dëshmojë para kongresit amerikan, por duke vendosur si një nga kushtet më të rëndësishme, garantimin e imunitetit ndaj saj.
Avokatët e bashkëpunëtores dhe partneres së Jeffrey Epstein, i dërguan një letër Kryetarit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, i cili e ka thirrur Maxwell për të dëshmuar muajin e ardhshëm.
Në kushtet që parashtrohen në letër, veç imunitetit është edhe kushti që ajo të mos merret në pyetje në burgun ku po vuan dënimin e po ashtu që Maxëell t’i shohë paraprakisht pyetjet të cilave do u përgjigjet.
Gjithashtu dëshmia duhet të jepet pasi Gjykata Supreme të marrë një vendim për apelimin e dënimit të saj, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë të paktën deri në tetor, kur gjykatësit rifillojnë punën pas pushimit të verës.
Një zëdhënëse e Komitetit Mbikëqyrës hodhi poshtë idenë e dhënies së imunitetit të Maxwell, duke thënë se as nuk do të shqyrtohet.
Nëse Maxwell do të arrinte të siguronte imunitet, ajo do të kishte mbrojtje të plotë nga ndjekja penale për çdo krim që lidhet me dëshminë që ajo jep. Kjo do të thotë se ajo nuk mund të akuzohet për ato krime, edhe nëse ka prova të tjera të përfshirjes së saj.
Maxwell është dënuar me 20 vite burg për bashkëpunim me Jeffrey Epstein, duke rekrutuar vajza të mitura dhe duke e ndihmuar atë t’i abuzonte. Ndërkohë ish-financieri vrau veten në një burg në vitin 2019, në pritje të gjyqit ndaj tij.