VLEN: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

VLEN: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

Në vend të thirrjes për protestë, nga lobistët për themelimin e Gjykatës Speciale sot kërkohen përgjigje publike, thuhet në kumtesën e VLEN si reagim ndaj zhvillimeve të fundit.

Nga VLEN parashtrojnë disa pyetje, mes të cilave ngrihet dyshim nëse Ahmeti ka dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

1. Cili ishte pazari i ofruar në këmbim të mbështetjes së themelimit të Gjykatës Speciale?
2. Çfarë përmban dosja e Dhomave të Specializuara në Hagë që lidhet me dëshminë e Ali Ahmetit?
3. A kanë një emërues të përbashkët Dhomat e Specializuara dhe “Ballkani i Hapur”?
4. Përse Ali Ahmeti e rikualifikoi rolin e tij në procesin përpara Speciales, herë duke thënë se ishte dëshmitar, e herë duke thënë se nuk ishte dëshmitar në proces?
5. A ka shërbyer dëshmia e Ali Ahmetit si bazë për të ngritur aktakuzën kundër udhëheqësisë së UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë?

Këto dhe shumë pyetje të tjera vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e atyre që nuk kanë lënë gjë pa keqpërdorur.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.