Dështoi votimi për nënkryetarët e Kuvendit, deklarohet Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për dakordim mes partive politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së 11-të, ndërsa tash mbetet që të zgjidhen edhe nënkryetarët.
“Së pari u zgjodh Albulena haxhiu, kryetare e Kuvendit e ligjeslaturës së 11 me këtë rast filloj konstituimi i Kuvendit që të përmbyllet me sukses të plotë duhet ti zgjedhim edhe nënkryetarët, për këtë nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve.
Le te jemi pozitiv dhe konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë të zgjedhja e presidentit që duhet të bëhet që ‘ti evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



