Dështon edhe përpjekja e 52-të, nesër tentativa e fundit para pezullimit të Kuvendit deri më 8 gusht

Ka dështuar edhe tentativa e 52-të për konstituim të Kuvendit. Me vetëm 54 vota pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mbylli seancën. Deputetët e partive tjera nuk arritën ta përfundonin fjalën e tyre pas ndaljes së mikrofonave. Ambasadorë të huaj ishin të pranishëm në seancë. Gjykata Kushtetuese të

Dështon edhe përpjekja e 52-të, nesër tentativa e fundit para pezullimit të Kuvendit deri më 8 gusht

Ka dështuar edhe tentativa e 52-të për konstituim të Kuvendit.

Me vetëm 54 vota pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mbylli seancën.

Deputetët e partive tjera nuk arritën ta përfundonin fjalën e tyre pas ndaljes së mikrofonave.

Ambasadorë të huaj ishin të pranishëm në seancë.

Gjykata Kushtetuese të enjten doli me një aktgjykim të ri, në bazë të kërkesës së PDK-së.

Ky aktgjykim ka dalë me masë të përkohshme ku thuhet se nëse deri më 27 korrik nuk bëhet konstituimi i Kuvendit, deputetëve u ndalohet çdo veprim deri më 8 gusht.

Gjykata bëri të ditur se ky vendim hynë në fuqi më 27 korrik.

“TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25”.

“TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025”, u tha në aktgjykim, ku specifikohet se vendimi hyn në fuqi më 27 korrik 2025