Detyrë e re për Grenell/ Trump e emëron në krye të një qendre arti dhe kulture

Bashke me detyren e emisarit per misione te Posaçme, Riçard Grenell tashme do te mbaj edhe nje tjeter post. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka emëruar ate, ne krye te Qendrës “Kennedy” për arte skenike, në Ëashington. Vendimi u mor pak pasi Trumpi e caktoi veten kryeshef të qendrës kulturore. [...]Read More...

Detyrë e re për Grenell/ Trump e emëron në krye të një qendre arti dhe kulture

Bashke me detyren e emisarit per misione te Posaçme, Riçard Grenell tashme do te mbaj edhe nje tjeter post.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka emëruar ate, ne krye te Qendrës “Kennedy” për arte skenike, në Ëashington.

Vendimi u mor pak pasi Trumpi e caktoi veten kryeshef të qendrës kulturore.

“Jam i lumtur të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i Qendrës ‘Kennedy’. Ric ndan te nejjtin vision me mua per nje epoke te re te arteve dhe kuktures amerikane duke mbikqyrur aktivitetet e perdisthme te qendres. S’ka me propaganda anti-amerikane. Riç, mirë se vjen!” ka shkuar Trump ne Trusht Social.

Trumpi njoftoj te premten per shkarkimin e bordit te kesaj qendre, duke rikonfirmuar edhe njehere se Grenell eshte nje nga njerzit e tij me te besuar.

Grenelli aktualisht po shërben edhe si emisar për misione të veçanta të Trumpit, rol që e çoj së fundmi në Venezuelë me qëllim lirimin e disa amerikanëve të mbajtur atje. Po ashtu ka shërbyer edhe si përfaqësues i administratës Trump në Kaliforni, në përpjekjet e shtetit për rimekembje nga zjarret në Los Angeles.

Qendra “Kennedy”, e emëruar me emrin e ish-presidentit John F. Kennedy, mban mijëra ngjarje artistike çdo vit dhe është shtëpia e Orkestrës Simfonike Kombëtare dhe Operës Kombëtare të Ëashingtonit.

E hapur në vitin 1971, kjo qendër është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Shtetet e Bashkuara.

Trumpi në të kaluarën ka pasur perplase me këtë qendër dhe menyren se si ajo eshte drejtuar.

Aty mbahen shfaqje teatrore, opera, balet, koncerte simfonike dhe muzikë bashkëkohore. Gjithashtu, çdo vit ndan Kennedy Center Honors, një çmim prestigjioz për artistë të shquar që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në artet skenike./abcnews.al